Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Kurbinit bëri të  mundur  gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H., në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Miloti”. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F.H., 50 vjeç, banues në Milot, si kultivues i tyre.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për  identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA