Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Lushnjes, Durrësit dhe Beratit në protestë
27/03/2019 08:54
Avokatët e Lushnjes kanë zhvilluar një protestë dhe kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel si reagim pas vrasjes në Elbasan të avokatit Ravik Gurra.
Protesta është organizuar nga Dhoma Rajonale e Avokatisë Lushnje.
Protestë të njëjtë kanë zhvilluar edhe avokatët e Durrësit e Beratit dhe kanë njoftuar bojkotimin e proceseve gjyqësore për 3 ditët në vazhdim.
Top Channel