Pas vrasjes së avokatit në Elbasan Dhoma e Avokatisë Shkodër ashtu si dhe kolegët e tyre në të gjithë Shqipërinë, kanë bojkotuar për 3 ditë seancat gjyqësore.

Në mënyrë simbolike, avokatët u mblodhën në një nga sallat e gjyqit në Gjykatën e Shkodrës dhe mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të kolegut të tyre avokatit Ravik Gurra , të vrarë pak ditë më parë në Elbasan.

Laureta Vathaj , sekretare e Dhomës së Avokatisë në Shkodër thotë se misioni i avokatit është fisnik dhe nuk duhet të jetë i rrezikuar . Ditën e sotme u zhvilluan seancat gjyqësore vetëm për masat e sigurisë, ndërsa të tjerat u shtynë pas bojkotit të avokatëve mbrojtës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA