Për tre ditë, palët mbrojtëse do të braktisin të gjitha proceset gjyqësore në Gjykatën e Beratit, përveç masave të sigurimit.

Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë avokatët e Shqipërisë. Vendimi i marrë nga Dhoma e Avokatisë në vendin tonë është mbështetur sot edhe nga avokatët e Beratit. Këta të fundit janë mbledhur në mjediset e jashtme të Gjykatës dhe në shenjë proteste dhe solidarizimi, kanë deklaruar ndërprerjen e punës dhe mos marrjen pjesë në asnjë proces gjyqësor për 3 ditë.

Avokatët deklaruan mbështetjen me kolegët e tyre në të gjithë vendin si shenjë solidarizimi për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, në Elbasan. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Berat, Agron Mahmutaj, ka deklaruar se do të përkrahë dhe solidarizohet me vendimin e ndërmarrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë disa ditë më parë.

Sipas Mahmutajt, me vrasjen e avokatit Ravik Gurra është në rrezik institucioni i avokatit dhe të gjithë avokatët në vend ndihen të kërcënuar për jetën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA