Ishin të dhënat nga regjistri i korporatave britanike që e bënë këtë histori edhe më interesante për gazetarët e “Mother Jones”. Ata zbuluan se “Biniatta Trade” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”.

Secila prej këtyre firmave ishte inkorporuar në Belize, një shtet parajsë fiskale në Amerikën Qendrore. Si Asverro, ashtu dhe Liminez Commerce janë zyrtarë të korporatave për dy kompani britanike të kontrolluara nga shtetas rusë. Kjo do të thotë që të dhënat publike në dispozicion duket se lidhin, megjithëse në mënyrë indirekte, “Biniatta Trade” me dy njerëz, dhe secili prej tyre është rus.

“Dhe kur gjurmuam të dhënat zbuluam se bëhej fjalë për individë ruse që fshihen pas financimit në origjinë të kësaj kompanie. Pra ajo që nënkuptohet është se ka disa interesa ruse. Dhe zbuluam se këto lloj kompanish përdorin emrat e njerëzve të thjeshtë që nuk kanë asnjë lidhje. Një prej tyre ishte një 75-vjeçar në San Francisko, që nuk besoj të jetë i aftë të kontrollojë një kompani guaskë dhe që u hutua ai dhe familja e tij kur i telefonuam për t’i pyetur”, tha Hannah Levintova, gazetare e revistës “Mother Jones”.

Një nga dy firmat e lidhura me kompanitë belizeane që kanë krijuar “Biniatta Trade” quhet “KF Global Management”. Vitin e kaluar, ajo paraqiti një dokument me regjistrin e korporatave britanike duke vënë në dukje se një shtetas rus me emrin Konstantin Ferulev kishte ndikim apo kontroll mbi firmën.

Ferulev kishte një adresë edhe në qendër të Moskës, në katin e gjashtë të një godine. “Mother Jones” dërgoi një gazetar rus në këtë adresë dhe administratorët e ndërtesës thanë se Ferulev nuk kishte zyrë aty.

Ferulev, sipas të dhënave të bizneseve ruse, është renditur si drejtor i përgjithshëm dhe aksioner kryesor i disa bizneseve ruse tashmë jo funksionale.

Të pyetur nga “Top Story” në Uashington, vetë gazetarët e “Mother Jones”, Hannah Levintova dhe Daniel Friedman nuk arritën të zbulojnë më shumë të dhëna për dy rusët e lidhur me kompanitë që kanë krijuar “Binniata Trade”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA