Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njohur shkurt si Nick Muzin, veteran i Partisë Republikane, vendosi të fillojë karrierën e tij si lobist.

Muzin, me origjinë kanadeze, i diplomuar në “Yale” për Drejtësi dhe me një diplomë të dytë nga Kolegji “Albert Einstein” i Mjekësisë, Muzin kishte pasur një sërë postesh politike, mes të cilave kishte qenë shefi i shtabit elektoral për senatorin republikan të Teksasit, Ted Cruz, dhe këshilltar i tij gjatë fushatës presidenciale brenda republikanëve të Cruzit.

Me fitoren e Trumpit brenda partisë, Muzin iu bashkua fushatës së manjatit republikan, madje nuk punoi me ekipin e tranzicionit për t’u rekrutuar në administratën e re të presidentit, por me sa duket nuk ia doli.

Në vend të kësaj, më 31 mars 2017 u regjistrua në Departamentin amerikan të Drejtësisë si “agjent i huaj”, pra lobist, dhe klienti i tij i parë ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, megjithëse çuditërisht për një pagesë sa gjysma e tarifave normale.

“Muzin ka punuar për senatorin Ted Cruz, i cili kandidonte për president. Më përpara ai ka punuar për republikanët në Kongres, ndërsa për një kohë të shkurtër ka punuar edhe për fushatën e Trumpit. Por, ai është veçanërisht i lidhur me Ted Cruzin. Pra, Muzin ishte një prej anëtarëve të stafit të ngushtë dhe jo i vetmi, që më pas u bë lobist dhe që u angazhua në praktika të errëta lobimi, çka tregon hipokrizinë e asaj që Cruz predikonte gjatë fushatës”, tha Daniel Friedman, gazetar i revistës “Mother Jones”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA