“Top Story” udhëtoi 328 km larg “Capitol Hill”, në një tjetër zyrë, ku na priste Dr. Alon Ben-Meir, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Nju Yorkut, bashkë me gazetaren nga Kosova, Arbana Xharra.

Të dy po punojnë prej muajsh për të dokumentuar përpjekjet e Rusisë, por edhe të Turqisë, për të rritur ndikimin e tyre në Ballkan, përmes hulumtimeve që publikohen në medie të ndryshme ndërkombëtare.

“Interesi i Rusisë është që të përçajë e të sundojë. Mbjellja e destabilitetit ndihmon që të reklamojnë interesat e tyre. Nuk kanë interes të shohin integrim të Ballkanit në BE. Kanë bërë gjithçka që munden me propagandë, duke minuar situata shoqërore dhe ekonomike në Ballkan, dhe kanë vazhduar të bashkëpunojnë me drejtuesit e korruptuar në Ballkan. Së pari bëjnë disa investimet. Në dy-tri vitet e fundit kanë investuar 4 miliardë dollarë në shtetet e Ballkanit. Mënyra e dytë është propaganda, dezinformimi. Mënyra e tretë është t’i bëjnë të varur nga gazi e nafta ruse”, tha Alon Ben – Meir, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

“Rusia nuk bën ndërhyrje politike, direkte siç bën në Beograd. Kemi ndikimin e kishës, mirëpo ka dhe investime ekonomike. Por ka forma të tjera, që Rusia i shfrytëzon për të ndikuar”, tha Arbana Xharra, gazetare, studiuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA