Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze… Kompania “Biniatta Trade” rezulton të ketë paguar lobistin amerikan Muzin me 650 mijë dollarë, për punën e tij në përfitim të PD-së.
“Top Story” konfirmoi se shuma e mësipërme rezulton të jetë paguar sipas dokumenteve zyrtare të “ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj”, pra lobistët, i njohur nga akronimi në anglisht “FARA”.
Në këtë faqe interneti mund të gjendet edhe kontrata e nënshkruar mes Muzin, kompanisë së lobimit të Nick Muzin “Capitol Partners” dhe Partisë Demokratike.
“Në rastin e Nick Muzinit në Shqipëri, nuk ishte e qartë dhe ende s’është e qartë se kush pagoi për atë punë. Çështja e Manafortit ka sjellë ndryshime në kuptimin që më përpara politikat, regulloret qeveritare për veprimtari të tilla ishin shumë të lehta, ndaj Manafort e kishte të lehtë. Agjencia qeveritare përgjegjëse nuk bën shumë hetime. Çështja e Manafortit e ka ndryshuar të gjithë këtë. Tani shohim firma lobimi që po deklarojnë veprimtari që nuk i kishin deklaruar më parë”, tha për “Top Story”-n David Corn, kryeredaktor i “Mother Jones” në Washington.
Top Channel