Punonjësit e Hipotekës së Kavajës janë larguar nga puna për aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara, mospërdorimin e sistemit “online”, dhe dosje të vjetra të prapambetura e të patrajtuara.

Detajet i dha Koordinatorja kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja Etilda Gjonaj, e cila theksoi se lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë në krye të listës së prioriteteve të qeverisë shqiptare.

“Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP-së së Kavajës, për shkelje të evidentuara gjatë ushtrimit të detyrës prej saj, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar edhe 17 masa të tjera disiplinore: ‘Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna’ për 11 specialistë të ZVRPP-së së Kavajës, si dhe ‘Vërejtje me shkrim’ për 6 specialistë të kësaj zyre”, tha Gjonaj.

Ky vendim i ministres Gjonaj vjen disa ditë, pasi Prokuroria e Kavajës ka kërkuar nga gjykata një dënim prej 28 vitesh heqje lirie në total për 9 të pandehurit, ish-zyrtarë publikë vendorë, për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Spillesë.

Për shkak të dëmit publik të shkaktuar dhe numrit të madh të të akuzuarve, ish-zyrtarë publikë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë dhe Njësisë Administrative Kryevidh, në territorin e së cilës ndodhet sipërfaqja e tjetërsuar e plazhit të Spillesë, kjo është një nga dosjet më të bujshme të abuzimit me tokat shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA