Marku te Krimet e Rënda: Hetoni shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik. Mbani larg gazetarët!
27/03/2019 12:40
Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bëri thirrje që të hetohen “sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik”.
Gjithashtu, Marku pati edhe një këshillë: “Mbani larg mediat nga hetimi. Gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, siç po i trajtoni ju”.
Top Channel