Të dëgjosh presidentin Recep Tayip Erdoan në fushatë për zgjedhjet lokale në Turqi, votimi i të dielës mund të jetë një luftë për mbijetesë përballë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm që po tentojnë të shkatërrojnë vendin.

Por, për shumë turq, këto zgjedhje janë më shumë për financat e familjes së tyre.

Askush nuk pret një disfatë të rëndë të AKP së Erdoganit, por me ekonominë e Turqisë në recesion dhe inflacionin në qiell, partia në pushtet përballet me një betejë të vështirë për të kapur qytetet kryesore si Stambolli dhe Ankaraja.

Zgjedhjet e së dielës, për 30 qytete të mëdha, 51 bashki lokale dhe këshilla rajonalë, do të jenë një barometër se si partia drejtësi dhe zhvillim e gjen veten pasi arriti të ruante qeverisjen bazuar në tezën e rritjes së Turqisë nën Erdoganin.

Lideri turk ka bërë fushatë intensive për partinë, edhe pse nuk është personalisht në garë, duke folur shpesh më shumë se tre herë në ditë në tubime dhe duke mbështetur kandidatët e rëndësishëm, si ai për bashkinë e Stambollit.

Opozita ndërkohë shpreson që problemet ekonomike të vendit të mund të përkthehen në një fitore kundër Erdoganit në bashkitë e rëndësishme ku sondazhet flasin për rezultate të ngushta e të paparashikueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA