“Brexit”-in e vendos Parlamenti, deputetët do të votojnë sesi e duan ndarjen nga BE

27/03/2019 09:00

Deputetët britanikë do të votojnë për të zgjedhur opsionin e pëlqyer të tyre të “Brexit”-it, me kryeministren që do të takohet me ligjvënësit konservatorë në një përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre.

Ka nga ata që kanë sugjeruar se, Theresa May duhet të përcaktojë datën kur do të japë dorëheqjen, në mënyrë që të shpresojë të fitojë mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e saj në një përpjekje të tretë.

Pasi votuan për të marrë në dorë kontrollin e “Brexit”-it, deputetët do të votojnë për alternativat e tij.

Kryetari i Dhomës së Komunëve do të përzgjedhë disa opsione, që do të variojnë nga anulimi i daljes nga BE-ja, e deri te dalja pa marrëveshje, që do të votohen nga deputetët.

Procesi ka gjasa të vazhdojë javën e ardhshme dhe është e paqartë nëse deputetët do të jenë të lirë të votojnë siç ata duan, apo do të marrin urdhra nga udhëheqësit e partive.

Ndërkohë, Parlamenti skocez pritet të mbështesë zyrtarisht anulimin e “Brexit”-it në një votim të mëvonshëm.

May vazhdon të përpiqet të fitojë mbështetje për marrëveshjen e saj, që është rrëzuar dy herë në Parlament. Ajo ka sinjalizuar se do të kthejë sërish marrëveshjen e saj për një votim të tretë, por vetëm nëse është e bindur se mund të fitojë. Por, kjo duket një perspektivë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA