Një biznesmen shqiptar u plagos me kaçavidë nga bashkëatdhetari i tij në Pratola Peligna të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit për motive xhelozie.

Autori i krimit është një 48-vjeçar dhe tashmë ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së rëndë. Incidenti ndodhi pasditen e djeshme dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

Ishte ora 17:00 e së hënës, kur autori i dyshuar i krimit dhe biznesmeni i ndërtimit, me origjinë shqiptare, u takuan pranë “ish-Kinema D’Andrea-s”.  Mes shqiptarëve lind një konflik i ashpër dhe 48-vjeçari e godet bashkëatdhetarin e tij në kokë, duke përdorur një kaçavidë.

Në atë moment, 50-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e tij, duke lënë gjurmë gjaku në rrugë, gjë që e lejoi policinë të rindërtonte incidentin. I plagosuri ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin në Sulmona. Ndërkohë, autori i plagosjes është larguar me një automjet dhe ndodhet në kërkim nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA