Një grua ka zbuluar se si nëna e saj i pengoi rritjen e gjoksit që kur ishte 13 vjeçe.  Viktima, e quajtur vetëm si ‘Simone’, është në mesin e 1.000 grave dhe vajzave në Britani, që i janë nënshtruar procedurës së dhimbshme dhe të rrezikshme.

Praktika përfshin shtypjen e kraharorit, me një gur të nxehtë për të vonuar formimin e gjirit, me shpresën se do t’i mbrojë vajzat nga vëmendja e meshkujve. Simone i tha gazetares së BBC-së, se e bëri këtë procedurë që vajza e saj të shëmtohej dhe të mos admirohej nga meshkujt.

Ajo tha: -‘Është me të vërtetë një abuzim. Ajo ju dehumanizon – ju nuk jeni një qenie njerëzore. Ato e shtypin gurin e nxehtë me duar dhe kjo është vërtetë e dhimbshme”, tregon Simone.

“Imagjinoni një objekt të nxehtë në trupin tuaj të zhveshur dhe kur dilni keni një shirit që ju shtrëngon në gjoks. Herë pas here ju keni vështirësi me frymëmarrjen ‘.

Simone u la me dëmtime afatgjata, që do të thotë se qumështi nuk i rrjedh normalisht kur ushqen me gji fëmijën që lindi me bashkëshortin që u detyrua të martohej.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA