Princi Charles i Britanisë së Madhe dhe bashkëshortja e tij Kamila, realizuan të dielën vizitën e parë mbretërore në Kubën komuniste, në një kohë kur aleati i Uashingtonit po punon për heqjen e sanksioneve mbi ishullin.

Princit 70-vjeçar iu kërkua nga qeveria britanike ta shtonte Kubën si ndalesë në një tur të planifikuar që herët në vendet në Karaibe, ndërkohë që Brexiti po e shtyn të kërkojë partnerë alternativë tregtarë ndaj Bashkimit Evropian.

“Vizitat mbretërore përdoren si pjesë e diplomacisë në sistemin britanik. Ato janë një mënyrë e frytshme e dërgimit të mesazheve, vendosjes së kontakteve dhe kalimit në faza të reja të negociatave diplomatike”, thotë ish ambasadori britanik Pol Uebster Hare.

Vizitat vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump, ka kërcënuar se do të forcojë sanksionet ndaj Kubës, duke e etiketuar Havanën si pjesë të trojkës së tiranisë, përkrah aleatëve të saj majtistë në Amerikën Latine, Venezuela dhe Nikaragua.

Sidoqoftë, princi Charles nuk do të ngrejë gjatë qëndrimit të tij në Kubë, çështjen e të drejtave të njeriut në vend apo mbështetjen për regjimin e presidentit venezuelian Nikolas Maduro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA