Për 13 të marta, kisha e vogël e Shën Antonit të Padovas, në një kodër mbi qytetin e Laçit, kthehet në vendin me numrin më të madh të pelegrinëve. Ata janë nga të gjitha fetë dhe shkojnë në Kishën e Laçit, e cila njihet edhe si “kisha e mrekullive”.
Mëngjesin e kësaj të hëne, atje ishte edhe gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, e cila ndoqi rrugëtimin e besimtarëve.
Kisha e Laçit, një vend i shenjtë për të gjithë. Nuk janë vetëm 13 të martat e Shën Antonit, gjatë të cilave mijëra shqiptarë i drejtohen sebastesë, por kulmi i vizitave arrin pikërisht në këto ditë të shënuara të ritualit biblik, që nisin në mars dhe përfundojnë në qershor.
Çdo ditë për 27 vite, Bardhoku del anës rrugës që të çon në Kishën e Laçit për të shitur qirinj. Por, këto të marta ai iu shërben pelegrinëve pa pushim.
Ndiqni të plotë reportazhin në videon më poshtë.
Top Channel