Kryeministrja rumune Viorica Dancila deklaroi se Bukureshti ka ndërmend të ecë në hapat e Uashingtonit dhe ta zhvendosë edhe ai ambasadën e vet në Jeruzalem.

Deklarata e shefes së ekzekutivit rumun ngjalli reagime të ashpra në Lindjen e Mesme, duke nisur nga mbreti i Jordanisë, Abdullah i II-të, i cili e anuloi menjëherë vizitën e planifikuar të hënën në Rumani.

Sekretari i Përgithshëm I Komitetit Ekzekutivit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, PLO, Saeb Erekat, i kërkoi BE-së të mbajë qëndrim. Lëvizja e Rumanisë, sipas tij, e eliminon zgjidhjen e shumëdiskutuar të dy shteteve.

Por deklarata e Danciles ka shkaktuar zemërim edhe brenda kufijve të vendit të saj. Presidenti Klaus Iohannis e dënoi me forcë një hap të tillë. Zyra e Danciles, tha kreu i shtetit rumun, e tregoi edhe një herë injorancën totale të saj në fushën e politikës së jashtme dhe vendimmarrjes së rëndësishme.

Vendimi përfundimtar i takon presidentit, që siç e parashikon edhe kushtetuta, është ai që merr vendimet kyçe në drejtim të politikës së jashtme dhe ai që përfaqëson vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA