Policia italiane ka sekuestruar 10 mijë euro, rreth 1.2 kg kokainë, fishekë dhe një armë zjarri. Operacioni policor u krye pasi automjeti qëndronte i parkuar prej disa ditësh në një vend në Imola.

Këto dyshime bënë që policia të bënte një kontroll, brenda së cilës zbuloi 10 mijë euro, 1.2 kg kokainë dhe një armë zjarri. Inspektimi i makinës çoi në zbulimin e dy “fundeve të dyfishta”, të krijuara artificialisht; në vend të airbag-ut dhe një tjetër të krijuar brenda mbushjes së sediljes së pasme, ku ishte fshehur rreth 1.2 kg kokainë e pastër.

Droga ishte ndarë në 4 pjesë, me një vlerë tregu prej 100 mijë euro. Arma e llojit “Revolver Smith & Wesson” , rezultoi e vjedhur.

Gjithashtu policia gjeti eurot dhe 53 fishekë. Automjeti rezulton në pronësi të një femre me origjinë shqiptare. Ajo tashmë është shpallur në kërkim nën akuzën e posedimit të drogës, armëmbajtjes pa lehe dhe pranimit të mallrave të vjedhura (referuar këtu pistoletës).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA