Policia italiane ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, i cili u përpoq të vriste ish-gruan e tij, po shqiptare, duke e goditur disa herë me thikë në Piazzale Bruno në Suzzara, një qytet i madh në Mantova të Italisë.

Sulmuesi dyshohet se e ndoqi ish-partneren e tij në një parking dhe më pas filloi ta godiste atë.

Gjendja shpejt u përkeqësua dhe nga fjalët, burri kaloi në goditje ekstreme, duke regjistruar një duzinë goditjesh në gjoks dhe në fytyrë.

Por falë ndërhyrjes së një instruktori palestre aty afër, ngjarja nuk u kthye në tragjedi.

Enrico Dona, instruktori italian në një prononcim për “gazzetadimantova”, thotë se po e ndiqte ngjarjen fillimisht nga dritarja, ndërsa nxitoi për të qetësuar situatën.

Por agresori ka sulmuar dhe këtë të fundit duke i thënë: Më lini të qetë, largohuni!

Fatmirësisht pak pas ngjarjes policia bëri të mundur ndalimin e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA