Një burrë që bëri 36 vjet burg për një përdhunim dhe vrasje të supozuar, rezultoi i pafajshëm. Ai u arrestua për një ngjarje të ndodhur në vitin 1982 dhe u lirua javën e kaluar.

“Projekti i pafajësisë”, një organizatë jofitimprurëse arriti që të sigurojë prova që e deklaronin  Archie Williams të pafajshëm. I dënuari i kishte shkruar organizatës së lartpërmendur një letër për ndihmë në vitin 1995. Atë kohë ai ishte 35 vjeç dhe tashmë ka dalë nga burgu në moshën 58-vjeçare.

Komisioneri i projektit, Kinasiyumki Kimble, muajin e kaluar kishte kërkuar disa të dhëna të zgjeruara nga FBI, përfshi këtu gjurmët e gishtërinjve, duke përdorur teknologjinë e avancuar. Prokurorët ranë dakord me këtë kërkesë.

Në dhomën e gjumit të Baton Rouge u gjetën gjurmë të shumta gishtërinjsh dhe ndonëse nuk përputheshin me ato të William-it, nuk u morën parasysh.

“FBI doli në konkluzionin se gjurmët e gishtave të marra  nga skena e krimit  çuan në identifikimin e një burri tjetër, Stephen Forbes, i cili kishte pranuar përdhunime të shumta pas vitit 1986”, tha ‘Projekti i Pafajësisë’.

Nëse komisioneri Kimble nuk kishte këmbëngulur, dhe Ndihmësja e Parë e Prokurorit të Qarkut Dana Cummings nuk do të kishte rënë dakord për  kërkimin e rishikimit të gjurmëve të gishtave, William do të vdiste në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA