Prokuroria e Tiranës theu heshtjen për dy letërporositë e përcjella nga ShBA dhe Skocia mbi shpenzimet e Partisë Demokratike gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017 për të cilat konstatohen mospërputhje mes deklarimeve të kryera dhe shpenzimeve reale.
Ndoshta duke ju përgjigjur kërkesës së kryetarit të kësaj partie, zotit Basha për të bërë publike letërporositë, prokuroria thotë se PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë dhe nuk ka deklaruar shumën tjetër prej 650 mijë dollarësh për çështjen e njohur ndryshe si Mother Jones, sipas emrit të revistës amerikane që denoncoi skemën e financimit për të lobuar në SHBA takime me kongresmenë amerikanë.
Sipas akteve të ardhura nga letërporositë e mbërritura nga SHBA dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklaratë për këto pagesa në kundërshtim me ligjin. Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 mijë dollarësh për efekt lobimi në SHBA , të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.
Por, sipas liderit të PD-së, Lulzim Basha, marrja në pyetje e tij si edhe e Gazmend Bardhit, Arben Ristanit dhe shefit të financave të kësaj partie, Ilir Dervishi vjen gjashtë muaj pas dërgimit të letërporosive që sipas zotit Basha vërtetojnë se nuk është kryer asnjë vepër penale.
Por, ndërkohë prokuroria thotë se njëra nga këto pagesa është kryer nga Biniata Trade, e cila ka si pronare dy shtetaset ruse Viktoria Valkoskova dhe Natasha Radysheva.
Top Channel