Fiks Fare/ Festat e fundvitit në terr. Lagjja ‘Demokracia’ në Mamurras pa energji elektrike
Në Ditën Kombëtare të Greqisë, presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar me këtë rast.
Në deklaratën e tij Meta thekson se dy popujt duhet të jetojnë në harmoni midis tyre, ndërsa Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, janë ura shumë të forta lidhëse
Reagimi i plotë i Metës:
I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.
Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Evropës së Bashkuar.
Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!
Top Channel