Në maj të vitit të kaluar, 5 lëkundje të forta toke dëmtuan 95 banesa në fshatrat e njësisë administrative Brataj, në bashkinë e Selenicës.
Në fshatrat Matogjin, Vermik dhe Bashaj shkuan shumë zyrtarë, që nga kryetari i bashkisë Selenicë, prefekti i Vlorës apo edhe Shefi i Shtabit të Emergjancave, Haki Çako, por situata vijon të jetë e njëjtë dhe asgjë s’ka ndryshuar.
Dy familje qëndrojnë ende në çadër, kurse të tjera në banesa të rrënuara nga tërmetet e vitit 2018. Sipas nënkryetarit të bashkisë Selenicë, Naim Veshaj, ekspertët përcaktuan dëmet, por dëmshpërblimet kanë mbetur peng i këshilltarëve
Veshaj tha se janë bërë katër mbledhje dhe nuk janë plotësuar kuorumet për të miratuar dëmshpërblimin për banorët e prekur nga tërmetet.
Top Channel