Sheraf Nexhipi prej 55 vitesh ushtron zanatin e këpucarit. Ai është këpucari me i vjetër në Fier.

Zanatin e mësoi kur ishte vetëm 15 vjeç. Per 25 vite usta Sherafi ka punuar në këpucarinë speciale të qytetit të Fierit si modelues i këpucëve.

Për mese 30 vjet Sherafi e ka ushtruar këtë zanat në këpucarinë e tij, por shume shpesh ai është i pranishëm në fabrikat e këpucëve për të dhënë eksperiencë e tij ne modelet e reja. Me keqardhjen se ky zanat është drejt zhdukjes, Sherafi është krenar që po ia trashëgon të birit.

Megjithëse në fillim nuk e kishte shumë për zemër, pas 6 vitesh Erjoni është bërë një modelues këpucësh. Ai është shume i kënaqur me profesionin e trashëguar nga i ati.

Edhe Erioni, ashtu si babai ka dëshirë që zanatin e këpucarit t’ua trashëgojë fëmijëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA