Në shkolla, nxënësit e pakicave kombëtare do t’u mundësohet arsimimi në gjuhën e tyre, përveçse në gjuhën shqipe, ku numri i nxënësve në klasë do të jetë 15.

Projektvendimi i hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e brendshme, të drejtësisë dhe të jashtme parashikon kriteret për sigurimin e të drejtës të arsimimit në gjuhën e pakicës kombëtare.

9 minoritetet, ai rom, egjiptian, grek, serb, malazez, maqedonas, boshnjak, bullgar si dhe arumun do të bëjnë mësim në gjuhën e tyre në klasa të krijuara me numër të ulët nxënësish, ndryshe nga numri I fëmijëve të klasave të tjera të sistemit arsimor parauniversitar.

Fëmijët e komunitetit romë shprehin për Top Channel dëshirën për të mësuar si të shkruajnë, gjuhën që prindërit u flasin në shtëpi.

“mua më pëlqejnë të dyja gjuhët. Po prindërit më kanë mësuar fillimisht gjuhën rome. Nuk e di alfabetin”, thonë disa prej tyre.

Sipas programeve mësimore, nxënësit që u përkasin pakicave kombëtare do të studiojnë edhe për historinë, traditat dhe kulturat e tyre.

Një tjetër kriter i parashikuar në projektvendim është numri personave të një pakice kombëtare, i cili duhet të jetë jo më pak se 20% e numrit të përgjithshëm të banorëve të njësisë administrative që i përkasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA