Nga teqeja e Turanit në Tepelenë, drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, gjatë festimeve për Sulltan Novruzin, i ka dorëzuar Dervishit që shërben në këtë objekt, lejen e legalizimin.
Lame theksoi se është çështje dinjiteti për veten dhe për vendin që të vendosen në binarët e ligjshmërisë objektet e kultit, paralelisht me gjithë objektet e tjera.
Ai tha se ligjshmëria mbi pronat ju ve fre edhe tendencave të sekteve ekstremiste që shpesh dalin jashtë kontrollit të komuniteteve tradicionale fetare. Sipas Lames, ALUIZNI ka kërkuar konfirmim për legalizim komunitetit fetar të cilit i përket objekti, përpara se t’i nënshtrohet procedurave me qëllim shmangien e çdo lloj veprimtarie ekstremiste të ushtruar në këto objekte.
Sipas statistikave kombëtare në periudhën kohore 2014-2018 janë pajisur me leje legalizimi 436 objekte kulti katolike, ortodokse, të komunitetit mysliman dhe bektashi.
Ashtu si për publikun e gjerë edhe për komunitetet fetare njohja e procedurave dhe plotësimi i dokumentacionit për legalizim vijon të mbetet shqetësim kryesor.
Komunitetet fetare kanë ngritur vazhdimisht problematiken e objekteve pa leje të cilët janë ngritur në troje të bashkësive fetare, dhe janë pajisur me leje legalizimi. Në disa raste ALUIZNI ka kryer kompensim të trojeve me çmimin e vlerës së tregut, por ende shumë çështje mbeten te pazgjidhura.
Top Channel