LISTA/ Nga profesorë e artistë tek zv.ministrat, ja 100 emrat e ekipit të Erion Veliajt për Tiranën

23/03/2019 12:58

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit janë njohur edhe me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61 (sa ç’është edhe numri maksimal i Këshillit Bashkiak të Tiranës), kësaj here Partia Socialiste, siç e ka shpjeguar më herët edhe Veliaj, ka sjellë një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI. Por, nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak i Tiranës është bërë shpeshherë edhe trampolinë për të kaluar si deputet në Parlament, siç ndodhi në vitin 2017, ku këshilltarë si Elisa Spiropali apo Klotilda Ferhati u zgjodhën deputete të PS-së.

Por, cilët janë 100 emrat e përzgjedhur nga Rama dhe Veliaj për në Këshillin Bashkiak?

Lista duket e goditur dhe pasqyron një ndërthurje perfekte të zgjedhurish mes qeverisë dhe bashkisë, ku spikasin një sërë zëvendësministrash të qeverisë Rama, të cilët kandidojnë për një vend në Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër, vihet re një numër i madh pedagogësh e profesorësh.

Një fokus i veçantë duket se i është dhënë të rinjve, ku bien në sy mbi 30 të rinj nën moshën 30 vjeç; çka e konfirmon edhe njëherë Veliajn si promotor të të rinjve për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes së qytetit, por edhe se Tirana është një nga finalistet për të qenë Kryeqyteti i Europës për Rininë në vitin 2022.

Le të vijmë tek emrat konkretë:

Bardhylka Kospiri, prej vitit 2013 zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot zëvendësministre e Shëndetësisë, duket se do të thyejë një tjetër tabu në institucionet shqiptare: Ajo ishte zëvendësministrja e parë nga kategoria e Personave me Aftësi të Kufizuar në vitin 2013, ndërkohë duket se do të jetë Këshilltarja e parë Bashkiake që do të mbrojë të drejtat e PAK në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gaz Paja, aktori i mirënjohur i Portokallisë, shumë i dashur për shqiptarët me rolet e tij të papërsëritshme të humorit, është një tjetër emër që i bashkohet këshillit bashkiak të kryeqytetit, që me sa duket do të bëjë avokatin e artistëve dhe aktorëve aty.

Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, po ashtu është pjesë e listës së këshilltarëve, me “background” çështjet e sportit.

Artur Sula, Olti Rrumbullaku dhe Klodiana Beshku janë emrat e spikatur nga katedrat e universiteteve, që janë pjesë e listës së kandidatëve. Sula është Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Rrumbullaku është pedagog i financës në Universitetin e Tiranës, kurse Beshku pedagoge në shkencat e Sociologjisë. Emra të cilët i rrisin vlerën listës së PS-së, e sidomos në diskutimin e projektvendimeve të KB që do të lidhen me çështjet e studentëve dhe jetës akademike.

Në listë spikasin një numër i lartë zëvendësministrash, të gjithë të rinj, të cilët me sa duket Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta kenë edhe si një lloj “trampoline”, për të fituar eksperiencë të vyer në debatimin e çështjeve me rëndësi për qytetin.

Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj dhe zëvendësministri i Financave Ervin Mete, janë dy nga prurjet më të goditura në KB e Tiranës, të dy me “background” financat dhe ekonominë, që kanë studiuar në Harvard. Teksa Tirana përgatitet për të qenë Kryeqyteti I Rinisë në vitin 2022, zëvendësministret Teuta Vodo dhe Romina Kuko janë pjesë e listës me fokusin te marrëdhëniet me jashtë.

Veliaj deklaroi sot se në mandatin e dytë, fokusi dhe vëmendja e investimeve të bashkisë do të rritet ndjeshëm në Tiranën-fshat dhe në periferi. Pikërisht për këtë arsye duket se janë zgjedhur emrat e Frida Krifcës, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, e cila kujdeset për punësimin dhe arsimin professional, duket se është një zgjedhje që i shkon pasionit të vjetër të Veliajt për të rigjallëruar shkollat profesionale kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Veliaj ka njoftuar se Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe të Teknologjisë së Informacionit në Ballkan, e ndoshta në një shkollë të mirëfilltë profesionale për IT për të rinjtë. Sorensen vjen nga një përvojë me programet e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, është analiste programesh, eksperte punësimi, konsulente dhe menaxhere projektesh kombëtare.

Listës i janë bashkuar edhe emra të spikatur në qeveri si Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Rovena Voda (Zv. Ministre e Brendshme), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm), Arta Dollani (Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Albert Nikolla (pedagog), Hantin Bonati (Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), Mira Rakacolli (Zv. Ministre e Shëndetësisë) etj.

1. Abdyl Sarja
2. Agim Kraja
3. Aida Llazani
4. Albert Nikolla
5. Aldrin Dalipi
6. Alketa Hila
7. Alketa Cobo
8. Anxhela Bakiasi
9. Aqif Qefalia
10. Arnisa Lushaj
11. Arta Dollani
12. Arta Harxhi
13. Artur Sala
14. Auran Xhani
15. Bajram Shera
16. Bardha Sadikaj
17. Bardhylka Kospiri
18. Besfort Lamallari
19. Blerina Doracaj
20. Blerina Vorpsi
21. Bora Panajoti
22. Dajna Sorenson
23. Darling Mersini
24. Dorian Balla
25. Dorina Kuka
26. Egert Vargu
27. Eni Bistri
28. Eni Pëllumbi
29. Enis Hoxha
30. Erald Mara
31. Eralda Shqarthi
32. Eridian Salianji
33. Ermira Gjeci
34. Ervin Meta
35. Etjen Xhafaj
36. Eugerta Teqja
37. Eugerta Bakiu
38. Fabjan Azuni
39. Fatmir Heti
40. Fjoralba Jahupi
41. Flavio Barci
42. Frida Krifca
43. Gaz Paja
44. Geldi Belba
45. Genc Duka
46. Genta Mezini
47. Gerta Pëllumbi
48. Glindxhet Madhi
49. Grejs Bixhi
50. Gresa Hoxha
51. Hantin Bonati
52. Iva Beharaj
53. Jeton Skenderaj
54. Joleza Koka
55. Jonida Mema
56. Julian Hima
57. Julian Hodaj
58. Kamela Banushi
59. Karolina Kostallari
60. Katerina Marku
61. Klevi Lala
62. Klodeta Dibra
63. Klodiana Beshku
64. Koli Bele
65. Laureta Sinanaj
66. Liri Jani
67. Luan Bregasi
68. Luiza Grazhdani
69. Marjana Suli
70. Maura Linadi
71. Meli Kondi
72. Militan Marku
73. Mira Rakacolli
74. Naim Halili
75. Neki Hoxha
76. Olsa Ulqinaku
77. Olti Rrumbullaku
78. Orion Gliozheni
79. Ornela Cuci
80. Petrit Desku
81. Plarent Ndreca
82. Rajsi Hamza
83. Ramazan Buci
84. Rasim Hidri
85. Redi Jupi
86. Roi Bashaj
87. Romina Kuko
88. Rona Serjani
89. Rovena Voda
90. Rudolf Xhillari
91. Ruilda Lite
92. Sara Shameti
93. Sonila Qato
94. Ted Deraj
95. Teuta Vodo
96. Toni Gogu
97. Valbona Zeka
98. Xheni Hatillari
99. Xhensila Visha
100. Ylli Çano

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA