Pavarësisht dekadave lufte kundër drogës, udhëhequr nga SHBA, plantacionet e kokës vazhdojnë të shfaqen si kërpudha pas shiut në rajonin Katatumbo të Kolumbisë.

Përhapja e tyre ka bërë që ish-rritës të kokës, si Alex Molina, që ka bindur edhe shumë të tjerë të heqin dorë nga të mbjellat e paligjshme, të hidhërohen. Kjo për shkak se edhe shteti ka dështuar të mbajë premtimet.

Për Molinën dhe të tjerë, zëvendësimi i kokës me të mbjella tradicionale ka qenë një zgjedhje e kushtueshme, e që siç paralajmërojnë mund të shtrëngohen ta rimendojnë.

“Programi i subvencionimit të qeverisë më ka rrënuar totalisht. Më ka lënë në pasiguri të plotë”, tha Alex Molina.

Situata në të cilën ndodhet ai është tregues i qartë i debatit, në të cilin janë mbërthyer komunitetet rurale të rritësve të kokës, në kuadër të implementimit të marrëveshjes së paqes së Kolumbisë me guerrilasit e “FARC”-ut.

Sipas marrëveshjes, rritësit e kokës apo “kokaleros”, në zonat që dikur kontrolloheshin nga “FARC”, do të zëvendësonin vullnetarisht plantacionet e tyre me të mbjella të tjera, si për shembull banane, kafe apo kakao, në shkëmbim të subvencioneve. Por, duket se plani nuk po funksionon. Kolumbia mbetet prodhuesja më e madhe e kokainës në botë, me SHBA-të si konsumatori më i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA