Emmanuel Macron do të presë Presidentin kinez Xi Jinping si dhe udhëheqësit e Gjermanisë dhe krahun ekzekutiv të Bashkimit Evropian në një takim më 26 mars, për të diskutuar marrëdhëniet shumëpalëshe midis Evropës dhe Kinës, tha një zyrtar i presidencës franceze.
Bisedimet do të përqendrohen në tregtinë, klimën dhe marrëdhëniet Kinë-Europë, tha zyrtari. Franca kërkon një qasje më të koordinuar të BE-së ndaj Kinës, në vend të vendeve anëtare që përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe.
Takimi vjen në një kohë kur BE po peshon një strategji më mbrojtëse mbi Kinën, të nxitur nga ngadalësia e Kinës për të hapur ekonominë e saj, blerjet kineze në sektorët kritikë dhe një ndjenjë në kryeqytetet evropiane se Pekini nuk është i hapur për tregti të lirë.
“Ky takim është një hap i parë”, tha zyrtari i Elysee, duke shtuar se takimi do të ndihmonte të hedhin themelet për rezultate konkrete në një takim BE-Kinë më 9 prill.
Macron, që shkoi dje në një samit të liderëve të BE në Bruksel, foli për një “zgjim evropian”, pasi Kina po kërkon të prodhojë produkte të sofistikuara që do të konkurrojnë me ato të bëra në Evropë.
“Që nga fillimi i mandatit tim unë kam bërë thirrje për një vetëdije të vërtetë dhe për mbrojtjen e sovranitetit evropian”, u tha Macron gazetarëve.
Top Channel