Opozita iraniane festoi në Shqipëri Nevruzin në prani edhe të lideres së tyre, Marjan Raxhavi.
Edhe pse të ndarë për zhvillimet e brendshme, Pandeli Majko dhe Edmond Spaho ishin bashkë në këtë festë, duke theksuar mbështetjen për opozitën iraniane.
“Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf”, tha Majko.
“Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organizatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim, dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste”, tha Edmond Spaho.
Top Channel