Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi theksoi sot nga protesta se tashmë është populli ai që drejton opozitën dhe jo e anasjellta, e sipas saj kjo është ajo çfarë nuk kanë kuptuar ende disa analistë dhe

“Një nga problemet më të mëdha që kanë analistët dhe ndërkombëtarët është se duhet ta kuptojnë se nuk është opozita ajo që drejton popullin por, populli ai që drejton opozitën”, tha ajo.

Sipas saj ka ardhur koha për të kthyer moralin tek politika, e kjo është arsyeja se përse opozita dogji mandatet, për t’u bërë bashkë me popullin.

Ajo foli edhe për deklaratën e Metës një ditë më parë.

“Shteti ka rënë dhe çfarë do të bëjë Presidenti është zgjedhje e tij. Presidenti të bëjë detyrën e tij, unë flas si qytetarë me shume sesa kryetare”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA