Adriani, efektivi i policisë i cili u shoqërua gjatë gjithë protestës nga Top Story ka marrë detyrë për tu vendosur në kordonin policor pranë hyrjes së kryeministrisë, e konsideruar si “pikë e nxehtë” në raste protestash.

“Ne sot jemi në zonën ballore, është komisariati 2 me 90 oficerë. Ne duhet të ruajmë qetësinë, jemi gjithmonë përballë tyre, komunikimi jonë është totalisht i ndaluar me qytetarët që ndalojnë përballë nesh”, tregon Adrian Domi, efektiv i policisë së shtetit.

Udhëzimet janë të qarta në rast se situata del jashtë kontrollit dhe punonjësit e rendit përballen me akte dhune. Askush nuk vepron pa urdhër!

“Çdo gjë është me komandim nga lart, eprorët, dhuna është më e përshkallëzim të drejtpërdrejtë dhe në kushtet e barabarta të mbrojtjes, punonjësit e policisë në raste e dhunshme tërhiqen dhe kalojnë forca më të specializuara për tubimet”, tregon Adrian Domi, efektiv i policisë së shtetit

Protesta e 16 Shkurtit, mes gazit lotsjellës dhe akteve të dhunshme shërbeu si mësim për policët të cilët u mbytën nga gazi lotsjellës. Adriani tregon se njësoj si ai, të gjithë kolegët janë pajisur me maska kundërgaz.

“Sot përveç pajisjeve që kam shpjeguar më parë është edhe pajisja e kundërgazit që në rast se do precipitojë hedhja e gazit kjo është një pajisje që na ndihmon të qëndrojmë në vendet e shërbimit, me filtrin e ajrit dhe maskën”, tregon Adrian Domi, efektiv i policisë së shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA