Furgoni me protestues nga Elbasani i shoqëruar nga grupi i xhirimit i Top Story, gjatë rrugës në kryqëzimin e Bradasheshit automjetet me protestues ndalohen nga policia e shtetit për kontroll. Askush nuk bën përjashtim. Aty është edhe policia tatimore.

Ndërsa furgoni futet në autostradë Top Story i kërkon Bujarit të shpjegojë disa arsye më konkrete se përse ai ka marrë rrugën për në protestë.

“Unë nuk dua ta trajtoj si një e keqe personale, e familjes sime, e keqja është shumë e madhe për gjithë popullin. Por meqë më pyete, po të tregoj shkurtimisht. Unë kam filluar punë në policinë e shtetit në vitin 1992. Në ‘98 jam liruar, sapo erdhi PS-ja në pushtet. Kam filluar prap në 2008, me konkurs dhe të gjitha në rregull. Por prap u lirova në 20 janar të vitit 2014. Kam qenë shefi i stacioni të policisë Belsh. Njoftohem nga shefi i komisariatit që paraqitu në zyrë. Mua nuk më shkoj mendja, isha edhe pak larg drejtorisë dhe këto intrigat politike zor se më vinin në mendje. Motivacioni i lirimit ishte marrë jashtë kritereve. Po ajo polici që më mori, po ajo më hoqi. Jam liruar, por në bazë të ligjit 10/142 punonjësi i policisë së shtetit, mbas lirimit, trajtohet me pagë kalimtare. Unë nuk jam trajtuar. Dmth një familje prej 5 anëtarësh, kryefamiljari i vetëm në punë, ti e hedh në rrugë. Shiko, kjo është ligësi. Edhe regjimi i diktaturës enveriste nuk ishte kaq bastard”, rrëfen Bujar Çala, protestues.

Jashtë padrejtësisë personale, Bujari proteston edhe për aferat korruptive që i janë zbuluar qeverisë Rama. Ai kujton justifikimet e Ramës për ndarjen e tepsisë në copa dhe jep një përgjigje sipas opinionit të tij.

“Ku e shoh unë korrupsionin? Tek mënyra e qeverisjes. Në fillim kishte arkën bosh, pastaj e kishte fajin LSI-ja, por tani kush e ka fajin që korrupsioni vazhdon? Ky vend është qeverisur në mënyrën më macabre, është mbushur parlamenti me kriminelë”, rrëfen Bujar Çala, protestues.

Por një Arsye tjetër shumë e fortë pse Bujari merr pjesë në protesta është varfëria. Ai kujton listat në dyqane dhe braktisjen e vendit nga të rinjtë. Për këtë të fundit, Bujari citon vargjet e Molierit.

“Nga do i tradhtuar…! Padrejtesishte te me sulmojne…! Do zhdukem nga ky pus…! Ku veset triumfojne…! Do kerkoj nga kjo bote…! Nje vende sado te mjere…! Ke duke kene i lire…! Te mund te jetoj me ndere…! E vetmja rrugë mbetet protesta, protesta, protesta…”, citon Bujar Çala, protestues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA