Praktika mësimore me sapun, përfundojnë në spital 10 nxënës në Bulqizë
20/03/2019 12:07
Zhvillimi i orës së mësimit të Artit Pamor me praktikën e produktit të sapunit ka bërë që 10 nxënës të përfundojnë në Spitalin e Bulqizës.
Sipas nxënësve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, gjatë kohës që po zhvillonin praktikë ndjenë erë të rëndë nga sapuni.
“Ajo na shkaktoi të vjella dhe humbje të kontrollit”, thonë disa prej tyre.
Sipas mjekut pediadër, Elton Keta, fëmijët janë paraqitur fillimisht me dhimbje koke dhe barku.
“Jemi në pritje të përgjigjeve të analizave”, shtoi më tej mjeku.
Vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e intoksikimit të 10 nxënësve në orën e artit pamor për shkak të sapunit që e kishin blerë në një dyqan pranë shkollës.
Top Channel