Merkel: Do të luftojmë deri në fund për një Brexit me marrëveshje

20/03/2019 00:08

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se do të luftojë për një Brexit me marrëveshje, deri në largimin e planifikuar të Britanisë nga Bashkimi Europian, më 29 mars.

Merkel u pyet nëse ajo ishte gati t’i ofrojë Kryeministres britanike Theresa May një marrëveshje të re të Brexit-it, duke i vënë në dukje një vendim të kryetarit të parlamentit, se May duhet të ndryshojë marrëveshjen e divorcit dy herë të rrëzuar, për ta vënë atë në një votim të tretë.

“Tani do të shohim se çfarë do na thotë Theresa May, cilat janë dëshirat e saj dhe më pas ne do të përpiqemi t’u përgjigjemi atyre”, shtoi Merkel duke folur në një konferencë në Berlin.

“Ne do të ndjekim shumë nga afër se si qeveria britanike reagon ndaj asaj që u tha dje në parlament”, shtoi ajo. “Sa i përket trajtimit të situatës, unë nuk mund të vlerësoj se si do të jetë në një takim të BE-së të enjten”.

Në një lëvizje që shtoi ndjenjën e krizës në Londër dhe egërsimin në kryeqytetet evropiane vetëm disa ditë përpara datës së daljes më 29 mars, kryetari John Bercow tronditi qeverinë e Mayit të hënën, duke vendosur se nuk mund të vendoste marrëveshjen e njëjtë të Brexit në një tjetër votim, nëse nuk kishte ndryshime në thelb.

“Unë do të luftoj deri në minutën e fundit të kohës, deri në 29 mars, për një dalje me marrëveshjet”, tha Merkel. “Ne nuk kemi shumë kohë për këtë, por ende disa ditë”.

I pyetur nëse ajo do të ishte e gatshme t’i japë Britanisë një vonesë Brexit, Merkel u përgjigj se donte të kishte marrëdhënie shumë të mira me Britaninë edhe pas Brexit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA