Ditë me diell dhe temperatura deri në 16 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të diel Dikush luan domino, një tjetër shah, dikush lexon dhe të tjerë vizatojnë. Por, kjo është mënyra që dhjetëra të moshuar të Elbasanit kanë zgjedhur për të mposhtur vetminë.
Të moshuarit e ditëve të sotme janë duke u përballur me plagën më të madhe të moshës së tyre, vetminë.
Ndryshimet e mëdha shoqërore, jeta dinamike dhe ndonjëherë prishja e familjes tradicionale ka bërë që shumë të moshuar të gjenden të braktisur.
Organizimet e tyre nëpër qendra, ushqimet, por mbi të gjitha aktivitetet janë parë si mënyra më e mirë për t’iu ardhur në ndihmë.
Përveç qendrave ditore, në Elbasan së fundmi është hapur edhe azili për moshën e tretë, kapaciteti i të cilit synon të zgjerohet për shkak të kërkesave të shumta nga të moshuar që kanë nevojë, jo aq shumë për një strehë sesa për shoqëri.
Top Channel