Çdo vit, masivet pyjore në Korçë kërcënohen nga “procesionarja”. E njohur ndryshe si sëmundja e pishave, “procesionarja” rrezikon sipërfaqe të tëra pyjore, ndërsa problem mbetet lufta kundër saj.
Pavarësisht pastrimit, “procesionarja” rikthehet. Specialistët ngulin këmbë për pastrimin fizik, pa kimikate të cilat dëmtojnë pemën. Por në disa zona, për shkak se ajo duhet të luftohet në një front më të gjerë, “procesionarja” rikthehet.
Edhe në rastet kur eliminohet në parqe dhe lulishte, ajo kthehet përsëri nga masivet pyjore në juglindje të vendit.
Sipas specialistëve, “procesionarja”, përveç irritimeve të lëkurës që shkakton te njerëzit që kanë kontakt me pemët e prekura nga sëmundja, ndikon edhe në dëmtimin e pishave duke rrezikuar prej vitesh brezat pyjorë në vend.
Top Channel