Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë Presidenti rus Vladimir Putin firmosi legjislacionin që iu mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara interneti dhe të japin dënime për lajme të rreme, apo për materiale që ato i konsiderojnë si fyerje ndaj shtetit ose publikut.
Për kritikët, kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës e Kremlinit për të shtuar kontrollin mbi internetin e për t’i zënë frymën disidencës. Dhoma e Lartë e parlamentit rus, Këshilli i Federatës i miratoi projektligjet më 13 mars, pasi dhoma e ulët “Duma” dha aprovimin përfundimtar.
Dy ditë përpara se kjo të ndodhte, Këshilli presidencial i Rusisë për zhvillimin e shoqërisë civile dhe të drejtat e njeriut kishte kërkuar që projektligjet t’i dërgoheshin edhe njëherë “Dumës” për rishqyrtim.
Argumenti i këtij organizmi të injoruar shpeshherë nga Putin ishte Konventa europiane për të Drejtat e Njeriut dhe fakti që liria e shprehjes, siç thanë anëtarët e tij, nuk mund të kufizohet thjesht për shkak të dyshimeve, nëse ajo që thuhet është e vërtetë ose jo.
Ligji i ri autorizon prokurorin e përgjithshëm dhe zëvendësit e tij të përcaktojë se çfarë përbën lajm të rremë, por pa një vendim gjyqësor. Për publikimin e lajmit të rremë, ligji përcakton gjoba deri në 100 mijë rubla, apo 1.525 dollarë për individ; 200 mijë rubla për zyrtarët publikë dhe 500 mijë rubla për kompanitë.
Top Channel