Foto ilustruese

Protesta te Unaza e Re ka përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi banorët e kësaj zone kanë bllokuar si çdo ditë rrugën.

Por protesta e sotme nuk është mbyllur me bllokimin për 1 orë të rrugës, ashtu siç ka ndodhur për më shumë se 100 ditët e fundit.

Bllokimi i rrugës është bërë prej orës 17:00, banorët nuk janë larguar nga rruga, pasi sipas tyre aty ndodheshin efektivë të FNSH e kanë pasur frikë për arrestime.

Rruga është liruar pak pas orës 21:00, vetëm pasi në vendngjarje ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha, i cili theksoi se prania e FNSH ka qenë me urdhër politik për të terrorizuar banorët.

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama”, tha Basha.

Përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili thotë se policia e FNSH janë dërguar për të arrestuar njerëzit e thjeshtë

“Po keta te pacipet e qeverise,qe cojne gjithe policine e Forcat e Nderhyrjes se Shpejte per te arrestuar njerezit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojne shtepite e tyre,recepsionistin,qe perlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policise qe benin trafik droge nuk i kapin dot.Cfare qeveri maskarenjsh”, shkruan Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA