Me një limë dhe një çekiç, Mete Koshena gdhend drurin në oborrin e shtëpisë së tij. Me të njëjtat vegla, që ia ka lënë i ati dhe gjyshi, 65-vjeçari punon fyej, cyle, por dhe kupa e lugë druri.

I ati 95-vjeçar e ndihmon ende me duart që i dridhen. Babë e bir kanë punuar çdo detaj të gdhendur në shtëpi. Ata thonë se punojnë për pasion dhe jo për të shitur.

Dru dhe gurë ka plot në malet përreth. Ndaj, Mete gdhend kudo dhe kurdo, edhe kur del me bagëti. Meloditë e veglave që punojnë janë çlodhja më e mirë pas një pune të lodhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA