Kjo e hënë ishte dita e pagës së barabartë dhe metroja e Berlinit ka zgjedhur ta shënojë atë në një mënyrë të veçantë.

Ajo i ka ofruar femrave bileta me çmim të reduktuar, për të nxjerrë në pah kështu dallimin në paga mes gjinive.

Sipas drejtueses së metrosë së Berlinit, Sigrid Nikutt, bileta e femrave ofrohet vetëm në këtë ditë dhe ka një ulje prej 21 përqindësh.

Dhe kjo për shkak se në Gjermani, femrat fitojnë më pak se kolegët e tyre meshkuj, për të njëjtën punë.

“Unë mendoj se është një gjë e mirë. E bleva biletën sot për 5 euro në vend të 7 eurove që ajo kushton”, tha Anna.

“Unë punoj me shumë gra që janë menaxheret e mia dhe mendoj se nuk është e drejtë. Burrat dhe gratë duhet të paguhen njësoj”, tha Osama.

Iniciativa “bileta për zonjat”, është e kufizuar vetëm për të hënën dhe shoqërohet nga slogani: vëmendje tek hendeku i pagave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA