Gjykata vijoi me dëgjimin e palëve në gjyqin për vrasjen e Marvi Mihalit. Të akuzuarit për vrasje nuk ishin në sallën e gjyqit, ndërsa prindërit e tyre u përplasën me prindërit e viktimës.

Prokuroria kishte kërkuar 87 vite burg për autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata do ishin të lire tani nëse nuk do ishte nxjerrë videoja ku tregohej se si i riu u vra.

Pas ndalimit dhe nisjes se gjyqit, prindërit e autorëve të dyshuar kërkojnë të zhvlerësojnë procesin duke pretenduar se ndaj tyre është kërkuar dëmshpërblim financiar fakt te cilin avokati mbrojtës e mohoi.

Edhe prindërit e të ndjerit u deklaruan se kjo është e pavërtetë.

Por ndërkohë një nga familjarët e autorëve të vrasjes ka mbështetur këtë variant.

Gjykata pritet të vendose së shpejti dënimin, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga 18 deri në 25 vite burg për Dejvi Bitra, Marsel Alla, Gridens Alla dhe Eugen Bitraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA