Partia Demokratike ka reaguar kundër akuzave të mazhorancës së pas shpërthimit me tritol të linjës së tensionit të lartë në Fushë Krujë qëndrojnë eksponentë të saj.

“Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë. PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend”, thuhet në reagim.

Më herët, Spiropali teksa bëri me dije lajmin, akuzoi Partinë Demokratike se qëndron pas këtyre akteve.

“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, theksoi Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA