Serish tritol shtyllës së tensionit të lartë, MB: Akti terrorist
18/03/2019 18:16
Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me eksploziv.
Duke e konsideruar si “akt terrorist”, lënda shpërthyese ishte vendosur 5-6 metra mbi nivelin e tokës, ndërsa dyshohet se ka qenë shpërthim me fitil-përcjellës.
Kjo nuk është hera e parë që një linje të tensionit të lartë, i vihet tritol.
Top Channel