Pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të rastit monstruoz, ku një 9-vjeçare përdhunohej prej 2 vitesh nga babai dhe kërcënohej nga njerëzit e tij, reagoi Shërbimi Social Shtetëror.

Ata sistemuan familjen e të miturës në një qytet tjetër duke e larguar kështu edhe nga paragjykimet e njerëzve dhe që e gjithë familja të mundohet të ketë një jetë normale.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidenti të Republikës Ilir Meta, duke u interesuar menjëherë për rastin e shprehur angazhimin e tij për zgjidhje përfundimtar. Përveç institucioneve në fjalë solidariteti dhe ndihma e njerëzve brenda dhe jashtë vendit ka qenë e madhe falë publikimit që iu bë në Fiks Fare. Kruqi i Kuq i siguroi familjes veshmbathje dhe ushqime.

  Historia monstruoze! Babai përdhunonte prej dy vitesh vajzën 9-vjeçare

Të shumtë në numër qytetarët i janë drejtuar redaksisë së Fiks Fare për të dhënë kontributin e tyre personal për t’ia lehtësuar sado pak vuajtjet familjes së të miturës së dhunuar. Rasti i transmetuar nga Fiks Fare pati jehonë edhe përtej kufijve, ku ndihma në lekë dërguan shqiptarë nga Amerika , Gjermania e vende të tjera. Të gjithë i kishte prekur historia e 9-vjeçares dhe kushtet e vështira në të cilën ajo dhe familja e saj jetonte.

Pas transmetimit në Fiks Fare reagoi edhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ku drejtoresha Alma Tandili pohoi se ishin në dijeni të rastit dhe së shpejti do ta transferonin familjen, por kjo gjë u bë e mundur vetëm pas transmetimit në Fiks.

Nga ambientet e reja ku familja tashmë do të jetojë e ëma e të miturës falënderon Fiks Fare në veçanti dhe të gjithë ata që i kanë ndihmuar. Ndërsa 9-vjeçarja e dhunuar falënderimin e saj e shpreh me një puthje për të gjithë.

Vetëm pak ditë më parë rasti i transmetuar nga Fiks Fare tronditi me të vërtetat e treguara. Nëna e vajzës 9- vjeçare tregoi për emisioni Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka filluar të abuzohet nga i ati që në moshën 7 vjeçare. Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën seksuale që i shoqi ushtronte ndaj të bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet. Madje për të heshtur ai pasi abuzonte seksualisht me vajzën edhe e dhunonte.

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe të nesërmen ajo e ka denoncuar atë. Pasi abuzimi u konfirmua nga mjekësia ligjore, në datë 22 janar 2019, policia ka arrestuar babain e vajzës.

Ai sot është duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së parë Vlorë për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA