Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Një atmosferë festive e cila ka nisur të ndjehet që në orët e para të ditës së sotme, ku ritmi dhe gjallëria e fëmijëve ndjehet ngado.
Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.
Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.
Gjithashtu në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.
Për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë edhe si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.
Për të gjithë të apasionuarit e motorrave në mesditë do të do të ketë një shoë-n në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.
Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.
Ja kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:
SHESHI SKENDERBEJ
-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER
-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike
– Shkolla të ndryshme të Tiranës
– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes
– Tirana Art Fest
– Festivali Ritet e Pranverës
– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore
– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet
– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT
– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND
-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES
-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT
-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”
BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT
-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës
– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE
• Kids Atletik
• Vendosja e Koshave të Basketbollit
• 7 fusha mini tenisi.
• Dy rrjeta portative Volejbolli
• Tavolina Ping Pongu etj
-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit
-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.
Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit
SHESHI NENE TEREZA
– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.
Top Channel