Vijon grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, ku do të protestojnë para kryeministrisë, të ftuar nga partitë opozitare.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërriti në selinë blu rreth 60 minuta para protestës, për të dhënë porositë e fundit, ndërsa tashmë ka dalë që andej dhe po shkon drejt kryeministrisë.

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur para kryeministrisë, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh në vigjilje të protestës.

“Sot protesta është e qytetarëve dhe para kryeministrisë nuk ka asnjë përfaqësues politik. Me këtë protestë, të hapim etapën e integrimit drejt BE-së”, deklaroi Kryemadhi, e cila ka parasysh faktin që përfaqësuesit e opozitës kanë dorëzuar mandatet si deputetë dhe protestojnë sot si qytetarë të thjeshtë të vendit.

Selia e PD-së ka raportuar pjesëmarrjen e më tepër se 60 mijë protestuesve nga rrethet, shifra dukshëm më të larta sesa ato të raportuara nga degët e partisë në rrethe.

Ndërkohë, nuk dihet ende skenari i protestës, por opozita ka njoftuar Policinë e Shtetit se do të protestojë për 48 orë, duke paralajmëruar se asgjë nuk do të mbyllet ditën e sotme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA