Dilaver Nela është padyshim protestuesi më i veçantë, që ka mbërritur para kryeministrisë, ndërkohë që pritet të vijnë mijëra mbështetës të tjerë të opozitës.

54-vjeçari nga Laçi ka gjetur një formë të veçantë të protestës, duke përdorur 3 tepsi, për të përshkruar situatën politike në vend sipas mënyrës së tij.

“S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, thuhet në pankartën e tij, ndërkohë që mbi kokë mban 3 tepsi, ku ka shënuar emrat e 3 partive kryesore në vend, PS, PD dhe LSI.

“Shqipërinë duhet ta bëjnë ndërkombëtarët. Neve nuk na përfaqëson askush”, u shpreh 54-vjeçari Dilaver Nela.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA