Policia ka reaguar pas shpërndarjes së protestuesve duke dënuar atë çfarë ndodhi para Kuvendit të Shqipërisë.

“Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e policisë.

Më tej bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur 3 efektivë policie, të cilët janë goditur nga gurët dhe mjete të tjera të forta të hedhura mbi ta.

Policia e Shtetit bën me dije gjithashtu se është nisur edhe një hetim për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA