Nëpërmjet një komunikate për mediat, Partia Demokratike njofton se sipas raportimeve degët e partisë në rrethe, mbi 60 mijë protestues janë nisur drejt kryeqytetit.

Selia e PD-së njofton edhe numrin e përafërt të protestuesve që janë nisur drejt kryeqytetit, për secilin qark të Shqipërisë, ku numri më i lartë duket se është ai i njerëzve nga Shkodra.

Gjithsesi shifrat e raportuara nga selia qendrore e PD-së, duken disi të ekzagjeruara nga ato që degët e rretheve kanë raportuar për korrespondentët e Top Channel mëngjesin e sotëm.

Protestuesin nga çdo rreth, sipas Selisë qendrore të Partisë Demokratike:
Qarku Shkodër – 9200 qytetarë
Qarku Lezhë – 7000 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9500 qytetarë
Qarku Elbasan – 7800 qytetarë
Qarku Berat – 3400 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4500 qytetarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA